Përfaqësues Zyrtar i Piscine Castiglione në Shqipëri
Zbuloni ekselencën italiane në dizajnin dhe instalimin e pishinave, tashmë e disponueshme edhe në nivel lokal.
Piscine Castiglione forcon praninë e saj në Shqipëri me një pikë shitjeje të dedikuar për projektimin dhe realizimin e pishinave dhe qëndrave te kujdesit ndaj vetes të nivelit të lartë, e specializuar në gjetjen e zgjidhjeve të përshtatura për sektorin e mikpritjes.
Lider ndërkombëtar në sektorin e pishinave, ne sjellim edhe në këtë treg cilësinë,dizajnin dhe inovacionin që gjithmonë e kanë karakterizuar markën tonë. Çdo projekt lind nga nje kombinim i përsosur i teknologjisë së avancuar, estetikës së rafinuar dhe kujdesit artizanal ndaj detajeve.
Për tregun shqiptar, Piscine Castiglione mbështetet tek Nova Pools, përfaqësues zyrtar dhe partner i besuar.
Kur bëhet fjalë për struktura akomoduese, qëndra të kujdesit ndaj vetes apo pishina rezidenciale, ështe Nova Pools ajo që e shoqëron klientin në cdo fazë: nga projektimi tek ndërtimi , deri tek asistenca pas shitjes, me një qasje të personalizuar dhe një vizion të orientuar drejt kujdesit ndaj vetes dhe bukurisë. Me Piscine Castiglione, mirëqënia kthehet në përvoje, dizajn dhe emocion.
Piscine Castiglione është sinonim i ekselencës në botën e pishinave dhe qëndrave të kujdesit ndaj vetes me mbi 60 vite inovacion, kërkim dhe projekte të realizuara në më shumë se 70 shtete.
Çdo pishinë projektohet për t’u përshtatur me kontekstin arkitektonik dhe natyror vendas, duke iu përgjigjur nevojave specifike të klientit dhe duke vlerësuar territorin.
Nova Pools, përfaqësues zyrtar, ofron shërbim konsulence, realizimi dhe asistencë pas-shitjes direkt në Shqipëri, duke ndjekur standartet e Piscine Castiglione.
Struktura të besueshme, sisteme ekskluzive të patentuara dhe përfundime me cilësi të lartë: çdo projekt përmbledh inovacion teknik dhe estetik.
Piscine Castiglione Albania, përmes partnerit Nova Pools, ofron një shërbim të plotë, me një ekip të specializuar vendas që ndjek çdo fazë:
Zgjidh qetësinë e një shërbimi të plotë edhe pas realizimit: nga pishinat rezidenciale te ato profesionale, deri tek qendrat e kujdesit ndaj vetes– çdo impiant mbikëqyret me kompetencë dhe përpikmëri edhe pas shitjes, për të garantuar efikasitet, siguri dhe jetëgjatësi.
Ne ofrojmë ndërhyrje për mirëmbajtje të pishinave apo qëndrave tuaja, të menaxhuara nga partneri zyrtar Nova Pools.
Nova Pools ofron asistencë shumë të specializuar, në përputhje me standardet ndërkombëtare të markës.
Ke një pishinë ekzistuese për t’u rinovuar?
Qoftë për një përmirësim estetik apo për një rifreskim të plotë të impianteve, Piscine Castiglione Albania ofron zgjidhje të personalizuara për rimodelimin e çdo lloj pishine apo qendre të kujdesit ndaj vetes.
Pas një vlerësimi të gjendjes së struktures se pishines dhe sistemeve të saj, propozohen modifikime me qëllimin e rikthimit të strukturës në shkëlqimin e saj maksimal, duke garantuar efikasitet, siguri, qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi.
Për çdo nevojë ekziston zgjidhja e duhur, e menduar për të bashkuar funksionalitetin, estetikën dhe mirëqenien.
Vizitoni showroom-in e Piscine Castiglione Albania për të zbuluar gamën e gjerë të aksesorëve të menduar për të personalizuar dhe optimizuar pishinën dhe qendrën tuaj të mirëqenies përmendim këtu ;saunën, banjat me avull, pastrues automatikë, shkallë, sisteme ndriçimi, trampolina, lojëra uji dhe sisteme hidromasazhi.
Falë trajnimit të vazhdueshëm dhe njohurive të thelluara teknike, ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë në zgjedhjen e produkteve më të përshtatshme dhe në trajtimin e ujit, duke ofruar gjithashtu një gamë të plotë të produkteve kimike profesionale për mirëmbajtjen e pishinave ose qendrave të kujdesit ndaj vetes.
Çdo detaj I tyre trajtohet me kompetencën dhe përkushtimin që përmbush standardet e cilësisë që ofron Piscine Castiglione, me konsulencën teknike të Nova Pools.